Sport

Daja i kënaqur me pikën e fituar ndaj Dritës

Ilir Daja - Ballkani

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja është ndarë i kënaqur me pikën e fituar në përballjen me Dritën.

Ndeshaj derbi në mes të Dritës dhe Ballkanit përfundoi baras, 2:2.

“Kishim shumë mungesa dhe disa kishim frikë t’i aktivizonim për shkak të ndeshjeve të forta ku vetëm të premten u kthyem për t’u përgatitur për ndeshjen ndaj Dritës. Me gjithë këto probleme dhe duke luajtur me Dritën që është liderë, është një rezultat pozitiv, pasi ruajmë distancën në katër pikë dhe duke llogaritur që kemi ndeshje ende në dispozicion që nuk i kemi kryer. Kemi qenë dy herë në disavantazh dhe përgëzoj lojtarët për karakterin dhe personalitetin që kanë. Besoj se karakteri dhe personaliteti i tyre tregon se mund të bëjnë gjëra të pamundura”, ka thënë Daja pas ndeshjes.