Sport

Fitorja e parë për Zuerichun

Kampioni në fuqi i Zvicrës, Zuerichu, ka shënuar fitoren e parë në edicionin e ri.

Zuerichu të dielën fitoi 1:0 në udhëtim ndaj Sionit. Golin e shënoi Jonathan Okita në minutën e tetë.

Ndeshja i ka takuar xhiros së 14-të të Superligës helvetike. Lindrit Kamberi e Fidan Aliti startuan te Zuerichu. Bledian Krasniqi luajti prej minutës së 81-të.

Zuerichu i kishte gjashtë barazime e shtatë humbje në 13 ndeshjet e para. Mbetet i fundit me nëntë pikë.