Sport

Rashica asiston në golin e Galatasarayt

Milot Rashica e ka asistuar golin e vetëm të ndeshjes mes Karagumrukut dhe Galtasarayt, e cila është duke u zhvilluar në kuadër të xhiros së 12-të të Superligës turke.

Rashica asistoi te bashkëlojtari i tij Emre Tasdemir në minutën e 60-të, i cili me kokë e pati të lehtë ta kalonte Gallatan në epërsi.

Karagumruku po luan me një lojtar më pak nga minuta e 33-të.

Për Rashicën ishte asisti i parë në Superligën turke që prej transferimit në verë. Nuk ka shënuar ende.