Sport

Ballkani publikon formacionin kundër Sllavia Pragës

Descriptive Text

Ballkani dhe Sllavia Praga do të përballen sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në kuadër të xhiros së pestë të Grupit G të Ligës së Konferences.

Kampioni i Kosovës që drejtohet nga trajneri Ilir Daja, tashmë ka bërë publik edhe formacionin për duelin ndaj Sllavias.

Në portë do të jetë portieri Stivi Frashëri.

Image

Në mbrojtje, Armend Thaqi, Lumbardh Dellova, Bajram Jashanica dhe Arbër Potoku.

Lindon Emërllahu, Edvin Kuç dhe Qëndrim Zyba do të luajnë në mesfushë.

Ndërkaq në fazën e sulmit nuk ka befasi, Ermal Krasniqi dhe Meriton Korenica janë në krah, kurse në qendër është Albion Rrahmani.

Gjyqtarë kryesor i ndeshjes është danezi, Morten Krogh. Kurse asistentët e tij janë Wollenberg Rasmussen dhe Jesper Dahl.