Sport

PSG përdor Di Marian për Neymarin

Descriptive Text

Paris Saint-Germain raportohet se po konsideron mundësinë që të përdorë Angel Di Marian në ofertën për të transferuar yllin e Barcelonës, Neymar.

Nënkampioni i Ligue 1 thuhet se është gati që të arrijë marrëveshje rekorde prej 222 milionë eurosh për yllin brazilian, por sipas “AS”, klubi po shqyrton mundësinë që të mos paguajë gjithçka në para.

Si alternativë është paraqitur shfrytëzimi i tre yjeve – Di Maria, Blaise Matuidi dhe Lucas Moura.