Sport

Liqeni fiton ndeshjen e parë në “Championsin” e futsallit

Liqeni ka fituar ndeshjen e parë të raundit kryesor të Ligës së Kampionëve.

Liqeni mposhti të martën mbrëma në Prishtinë Gentoften e Danimarkës me rezultatin 4:3.

Kjo ndeshje i takon grupit 6. Ndeshjet e këtij grupi do të luhen në Prishtinë edhe në ditët e ardhshme. Pjesë e këtij grupi janë edhe Piast Gilwice dhe Stalitsa Minsk.