Sport

Sociedadi mbetet pa Silvan këtë vit

Skuadra e Real Sociedadit ka mbetur pa mesfushorin David Silva për këtë vit, ka raportuar “AS” të martën.

Shkaku i lëndimit që e pësoi në ndeshjen e fundit, Silva nuk do të jetë në gjendje të kthehet në fushë deri në fillim të vitit të ardhshëm. Shkaku i lëndimit të muskulit të këmbës, Silva nuk do të jetë në gjendje ta ndihmojë Sociedadin në gjashtë ndeshjet e këtij viti, në kuadër të La Liga dhe Ligës së Evropës.

36-vjeçari këtë edicion ka pasur një gol e një asistim në 14 ndeshje në të gjitha garat.

Silva është pjesë e Sociedadit prej vitit 2020 kur iu bashkua si lojtar i lirë pasi i skadoi kontrata me Manchester Cityn.