Trajneri i Evertonit, Ronald Koeman, raportohet se i ka vënë Arsenalit ultimatum se dëshiron që gjithçka të vendoset brenda javës që vjen për të ardhmen e Olivier Giroudit, ose ai do të tërhiqet përfundimisht nga gara për shërbimet e tij.
Evertoni është një nga shumë klube që kanë shprehur interesim për yllin francez, i cili ka thënë haptas se nuk është i lumtur që po qëndron rezervist.
Sipas “The Mirror”, klubi nga Liverpooli është i gatshëm të ofrojë 25 milionë funte për futbollistin, por nuk do të presin gjatë sepse kanë alternativa tjera nëse dështon transferimi i Giroudit.
-
30 korrik 2017 20:22
-
Shpërndaje në: