Sport

Lëndohet Benzema, nuk luan ndaj Sevillas

Ylli i sulmit, Karim Benzema, nuk do të luajë në ndeshjen kundër Sevillas për shkak të problemeve muskulore.

Benzema nuk ka stërvitur të premten, por u mendua se ai do të paraqitej në ballafaqimin ndaj andaluzianëve, që luhet sonte në orën 21:00.

Edhe pse nuk dihet për sa kohë do të mungojë ai, “Marca” ka shkruar të shtunën se ai do të mungojë për madrilenët edhe në Ligën e Kampionëve kundër Leipzigut në mesjavë.