Sport

Valbuena uron Benzeman pavarësisht skandalit të mëparshëm

Descriptive Text

Mathieu Valbuena e ka përgëzuar fituesin e “Topit të Artë”, Karim Benzeman, pavarësisht se futbollisti madrilen ishte shpallë fajtor pasi kishte tentuar të shantazhonte Valbuenan.

Benzema e fitoi çmimin e më të mirit të hënën mbrëma pas një edicioni të shkëlqyer ku shënoi 44 gola për klubin e tij në të gjitha garat.

Ai ka marrë urime nga e gjithë bota e futbollit dhe Valbuena është bërë i fundit që i bashkohet urimeve. Kjo është disi befasuese, ka shkruar goal.com.

“Jam i lumtur për të, ai e meriton. Në jetë duhet të jesh i sinqertë. Gjithmonë e kam ditur se si ta bëj dallimin mes futbollit dhe jetës jashtë futbollit. Ai ka pasur sezon të jashtëzakonshëm. Kur luan për Real Madridin për kaq shumë vjet dhe paraqitesh mirë, nuk do të ishte e drejtë nga unë të them se ai nuk e meriton çmimin”, ka deklaruar Valbuena.

Dyshja ishte përfshirë në skandal me incizim seksual në vitin 2015, ndërsa Benzema në vitin 2021 u shpall fajtor që ishte i përfshirë. Ai vazhdon të deklarohet i pafajshëm për rastin, por ka refuzuar që të tentojë ta kthejë rastin në rigjykim në qershor të vitit 2022. Si rezultat i polemikave, Benzema nuk luajti për Francën për afër gjashtë vjet. Ai u kthye në vitin 2021 për Kampionatin Evropian.

Pasi e siguroi çmimin e lojtarit më të mirë në botë, Benzema do të mundohet ta vërtetojë këtë fakt edhe në ndeshjen ndaj Sevillas në La Liga.