Sport

Berisha në dyshim edhe ndaj Leipzigut

Mërgim Berisha mund t’i mungojë Augsburgut edhe në ndeshjen kundër Leipzigut. Ndeshjen kundër Leipzigut, Augsburgu e luan të shtunën në kuadër të Bundesligës së Gjermanisë. Sulmuesi Berisha i mungoi Augsburgut në ndeshjen për Kupë kundër Bayern Muenchenit të mërkurën.

Trajneri i Augsburgut, Enrico Maassen të enjten në konferencë ka thënë se Berisha është lënduar në këmbë në ndeshjen ndaj Koelnti.

“Lëndimi i pësuar ndaj Koelnit ende po e pengon. Ai u përpoq të stërvitet këtë mëngjes, por nuk funksionoi. E pengoi dhimbja. Tani duhet të shohim se kur është i freskët dhe kur dhimbja nuk do ta pengoj për të qenë gati për ndeshje”, ka thënë Maassen.

Sulmuesi 24-vjeçar në gjashtë ndeshje ka shënuar dy gola dhe ka asistuar dy të tjerë. Te klubi gjerman është huazuar nga Fenerbahçe. Me klubin turk ka kontratë deri në qershor të vitit 2025.