Sport

Watfordi konfirmon largimin e Behramit

Descriptive Text

Valon Behrami nuk do të jetë pjesë e klubit anglez, Watford për sezonin e ri, transmeton Koha.net.

Këtë e ka konfirmuar trajneri i Watfordit, Marco Silva në një konferencë për shtyp.

“Valoni po stërvitet, por ai është një lojtar që nuk do të qëndrojë me ne. Është koha për të që të gjejë zgjidhje tjetër për karrierën e tij, dhe do të shohim se ku do të luajë, por ai s’do të jetë në skuadrën tonë”, ka thënë ai, raporton Sky Sports.

Javë më parë Koha.net kishte mësuar se Valon Behrami është drejt rikthimit në Serie A, dhe është në bisedime me Udinesen.