Sport

Shotani: Ndryshimet në pjesën e dytë fituan lojën T

Bekim Shotani - KF Drenica

rajneri i Drenicës, Bekim Shotani, ka thënë pas fitores në udhëtim te Gjilani se ndryshimet e bëra në pjesën e dytë, kanë bërë që të jenë të suksesshme.

Drenica të enjten fitoi 2:0 në udhëtim te Gjilani.

“Kishim disa raste por nuk realizuam. Në fillim të pjesës së dytë patëm disa probleme në minutat e para kur kundërshtari mori iniciativën në zonën tonë. U desh të bënim ndryshime, ta freskojmë skuadrën dhe ta ngremë lojën edhe në krah. Nuk deshëm të rrezikojmë me dy mesfushorët që kishin kartonë dhe zëvendësimet i bëmë në aspektin tekniko-taktik, që të mos ndëshkoheshim me të kuq, si dhe të dilnim në krah. Ia arritëm qëllimit dhe fituam. I përgëzoj lojtarët për disiplinë dhe angazhim”, është shprehur trajneri Shotani.