Sport

Puna e madhe në Kore u shpagua për yllin e WNBA-së, Jones

Trajneri i skuadrës Connecticut Sun, Curt Miller, ishte i shqetësuar kur alo-qendra Jonquel Jones, atëbotë fillestare, i tha atij vitin e kaluar se do të luajë në Kore të Jugut pas përfundimit të stinorit të WNBA-së.

Stinori i WNBA-së zgjat shumë shkurt dhe lojtaret kanë mundësi të luajnë diku tjetër mes dy stinorëve, përcjell Koha Ditore shprimin e NYT.

Në gati dy dekada ekzistencë, Liga e Basketbollit e Koresë për femra, e përbërë nga gjashtë skuadra, ka zhvilluar reputacionin si destinacion miqësor për lojtare, ku pagesat vijnë në kohë dhe akomodimet janë luksoze.

Por liga është e njohur për dy stërvitje ditore ku pos manovrave dhe skemave, ka edhe stërvitje të intensitetit të lartë.

"Shqetësohem për lodhjen në trup që të shkakton një stinor në WNBA. Mirëpo në rastin e Jonquelit mendoj se ka kontribuar drejt suksesit të saj këtë vit, për shkak të rolit të saj dhe nevojës për më tepër minutazhë", ka deklaruar Miller.

Mirëpo shikimi i Millerit ndryshoi pak kohë pasi Jonquel Jones kishte arritur në Seoul...(Më gjerësisht mund të lexoni sot në “E diela me Koha Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.