Sport

Rashica shënon golin e parë për Galatasarayn

Milot Rashica e ka shënuar golin e parë me fanellën e Galatasarayt.

Skuadra turke është duke u përballur me Kastamonusporin, në kuadër të Kupës së Turqisë.

Rashica ka shënuar në minutën e 27-të.

Ky është goli i parë i sulmuesit të Kosovës me fanellën e Galatasarayt që nga huazimi i tij nga Norwichi.