Sport

Barcelona synon transferimin e Silvas në janar

Descriptive Text

Barcelona nuk ka hequr dorë nga mesfushori i Manchester Cityt, Bernardo Silva.

Barça dështoi ta transferojë portugezin në verën e këtij viti, por sipas mediave në Spanjë, drejtuesit e klubit nga Katalonja do të tentojnë blerjen e Silvas në janar.

Raportohet se 28-vjeçari ka rënë dakord për kushtet personale dhe tani u mbetet klubeve që të merren vesh,

Barçës mund ti kushtojë Silva rreth 55 milionë euro, plus bonuset.

Mesfushori nga Portugalia ka kontratë me Cityn deri në vitin 2025.