Sport

Nuhiu kërkon të harrohet shpejtë humbja nga Prishtina

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, ka kërkuar nga futbollistët e skuadrës që ai drejton, që disfata nga Prishtina të harrohet shpejtë. Drita të mërkurën gjatë ditës është mposhtur nga Prishtina në stadiumin me bar sintetik, 2:1.

Drita nga minuta e 60-të luajti me një lojtar më pak në fushë, për shkak të përjashtimit nga loja të Rron Brojës.

“Realisht, nuk është e lehtë të luash kundër Prishtinës me një lojtar më pak në fushë. Provuam që në këtë lojë ta ndëshkonim kundërshtarin në kundërsulm. Kemi dalë në situata, por nuk arritëm të shënonim. Edhe lodhja e bëri të veten. Djemtë u vendosën shumë mirë në mesfushë. Dolëm edhe me Arditin në kundërsulm, por nuk shënuam. Goli erdhi nga një kënd i vështirë, ndërsa penalltia ishte me fat”, tha fillimisht Nuhiu. Për Dritën ishte disfata e parë në këtë sezon. “Futbolli është me pengesa. Ka ende shumë kohë deri në fund të kampionatit. Duhet harruar këtë ndeshje dhe duhet të kemi karakter”, theksoi tekniku shkupjan pas ndeshjes.