Sport

Xhudisti Dardan Cena i bronztë në Kampionatin Ballkanik U15 në Greqi

Xhudisti Dardan Cena ka arritur të rrëmbejë medaljen e bronztë në Kampionatin Ballkanik U15 që po mbahet në Selanik, bën të ditur përmes faqes zyrtare Federata e Xhudos së Kosovës.

Cena shënoi tri fitore dhe një humbje për ta rrëmbyer të bronztën, transmeton Koha.net.

“Dardan Cena sot fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin Ballkanik U15 që po mbahet në Selanik të Greqisë. Dardani, me tri fitore dhe një humbje arriti deri te medalja e bronztë duke dhënë një paraqitje të shkëlqyer që jep shpresë për një të ardhme të suksesshme”, thotë Federata e Xhudos.

​Nesër nga ekipi i Kosovës do të garojnë edhe dy xhudistët, Ermal Salihaj dhe Anes Veseli, që të dy në 66 kg.