Sport

Drita, me 11 përforcime kërkon Evropën

Futbollistët e Dritës kanë hyrë në ditën e 26-të të përgatitjeve për sezonin e ri.

Faza e përgatitjeve fizike është në përfundim e sipër, kurse pjesën taktike pritet që ta kryejnë në Ohër të Maqedonisë.

Trajneri i skuadrës nga Gjilani, Milaim Zuzaku, u shpreh optimist me punën që po bëhet dhe është i shumë i kënaqur që në skuadër ka sjellë 11 lojtarë të cilët i cilëson si titullarë.

Më përforcimet që kanë bërë, “Intelektualët” kërkojnë titullin dhe daljen në Evropë, por trajneri Zuzaku tregohet i matur në deklaratën e tij, transmeton KTV.

Sipas Zuzakut, përveç skuadrës që ai drejton, kandidatë për titull do të jenë Trepça ’89, Prishtina, Llapi dhe Liria.

Ndërkohë, për dallim prej trajnerit, kapiteni i Dritës, Ardian Limani, thotë se klubi nga Gjilani i ka objektivat e qarta.

Optimizëm i madh shihet edhe te disa prej transferimeve të mëdha si, Astrit Fazliu, Drilon Musaj dhe Kastriot Rexha.

Përveç 11 transferimeve, Drita mund të bëjë edhe ndonjë goditje deri në fund të afatit kalimtarë, ndërkaq nga skuadra janë larguar rreth 15 lojtarë.

Me 5 gusht, Drita do të udhëtojë drejt Ohrit, ku do të kryejë fazën e fundit përgatitore para kampionatit që nis më 19 gusht.

Në xhiron e parë, gjilanasit do të jenë mysafirë të Prishtinës.