Sport

Di Maria mund ta humbë Botërorin

Descriptive Text

Ylli i Juventusit, Angel Di Maria, është parë me lot në sy teksa e ka lënë fushën të martën mbrëma në Ligën e Kampionëve.

Argjentinasi, i cili iu bashkua gjigantit italian në verë si futbollist i lirë, tani është në dyshim për të luajtur në Kupën e Botës në Katar muajin tjetër.

Shpresat e Juventusit për të kaluar në fazën e nokautit kanë marrë goditje të rëndë të martën mbrëma, pasi skuadra e Massimiliano Allegrit u mposht me rezultatin 2:0 nga izraelitët e Maccabi Haifas.

Di Maria e ka mbajtur me dorë muskulin pas një vrapimi në minutën e 24-rt, dhe më pas është dashur të zëvendësohej.

34-vjeçari ka zhvilluar vetëm 333 minuta në shtatë ndeshje të këtij sezoni. E ka një gol të shënuar e katër asistime.