Sport

“Plisat” të bindur se Ballistit i rrezikohet jeta nëse ekstradohet në Serbi

Reagimeve për ekstradimin e mundshëm të Ismail Morinës, Ballistit, nga Dubrovniku në Beograd, i janë bashkuar edhe tifogrupi nga kryeqyteti, Plisat.

Në reagimin e tyre thuhet se Ballist Morina simbolizon diçka më shumë se sa veten e tij.

“Plisat kërkojnë që institucionet shqiptare të luftojnë për të drejtën e Ballistit për të jetuar, pasi që ne besojmë se ekstradimi eventual i tij në Serbi rrezikon jetën e tij”, thuhet në reagimin e Plisave.

“Kjo nga njëra anë është obligim ndërsa nga ana tjetër përçon mesazhin se koha kur ishim ‘jetimët’ e Ballkanit ka marrë fund”, kanë shtuar më pas ata.