Sport

Tre klube të Premier Ligës pas Rafinhas

Descriptive Text

Sipas Mundo Deportivos mesfushori brazilian Rafinha mund të largohet në këtë afat kalimtar nga Barcelona.

E përditshmja katalunase shkruan se pas tij janë tre klubet angleze, Liverpooli, Tottenhami e Arsenali, transmeton Koha.net.

Për brazilianin, që kishte startuar vetëm në 18 ndeshje në sezonin e kaluar, Liverpooli është i gatshëm të ofrojë 30-40 milionë euro. Ditë më parë është raportuar se për shërbimet e tij interesim ka shprehur edhe Interi.