Sport

Wolverhamptoni po përpiqet t'i kthejë vitet e lavdishme

Descriptive Text

Në një ditë me diell në stadiumin "Molineux", Nuno Espirito Santo u prezantua si trajner i skuadrës që garon në Championship (kategoria e dytë angleze), Wolverhamton Wanderers. Ai foli për kujtimet e klubit të viteve 1950. Gjatë viteve '50, Wolves fitoi ligën angleze tri herë dhe ishte fitues i dyfishtë i Kupës FA, shkruan sot Koha Ditore.

"Po mundohem të gjej inspirim tek ato ditë të arta", tha ai gjatë prezantimit si trajner.

"Besoj në këtë projekt. Besoj në ide. Kisha shumë oferta nga klubet që garojnë në Ligen e Kampionëve, por i refuzova. Vendosa të vij këtu, sepse dëshiroj që ta zhvilloj këtë skuadër", tha ai.

Ishte një argument bindës dhe fjalët e Santos i bindën drejtuesit e klubit. Wolverhampton ka ndërruar tre trajnerë që nga vera e vitit të kaluar.

Për transferimet e skuadrës Wolves, rolin kryesor e ka agjenti Jorge Mendes.

 (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.