Sport

Forsberg, mbreti i asistimeve te Leipzigu

RB Leipzig ka qenë ndër sensacionet e stinorit të kaluar në futbollin evropian, pasi që përfundoi kampionatin në vendin e dytë në Bundesligë. Një ndër futbollistët më të mirë të skuadrës që u promovua në Bundesligë sezonin e kaluar, ishte anësori suedez Emil Forsberg, shkruan sot Koha Ditore.

Dhe kjo performancë e 25-vjeçarit e ka lidhur me një transferim të mundshëm te Manchester Unitedi.

Anëtari i skuadrës që drejtohet nga trajneri austriak, Ralph Hasenhuttl, së bashku me Naby Keita, Timo Werner, Diego Demmen dhe Marcel Sabitzer, ka qenë frymëzues stinorin e kaluar për Leipzingun.

Suedezi ka shënuar tetë gola dhe ka asistuar 19 herë në 27 ndeshje. Ai e ka kaluar talentin e Borussia Dortmundit, Ousmane Dembele sa i përket numrit të asistimeve. Përveç numrit të asistimeve dhe golave, ai shquhet edhe për aftësitë teknike dhe leximin e lojës.

 (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.