Sport

Fletcher sheh ngjashmëri mes Shaqirit e Messit

Ish-lojtari i Manchester Unitedit dhe përfaqësueses së Skocisë, Darren Fletcher, ka pak kohë që i është bashkuar Stoke Cityt. Por, është befasuar për të mirë me paraqitjet e mesfushorit kosovar Xherdan Shaqiri. Fletcher për "stokesentinel.co.uk" ka thënë se te Shaqiri ka parë elemente të ngjashme që i posedon ylli i Barcelonës, Leo Messi, shkruan sot Koha Ditore.

Fletcher ka theksuar se Shaqiri ka lëvizje të ngjashme me Messin dhe mund të kalojë lehtë çdo futbollist.

"Nuk po them se është Messi, por ai ka atë qendër të ulët të njëjtë të gravitetit dhe mund ta kalojë lehtë secilin që i del përpara. Pra, ai është me të vërtetë një lojtar fantastik. Është një lojtar i fuqishëm dhe mahnitës, por gjëja e tij më e madhe është prekja e parë e topit. Thjesht fantastike. Ai përdorë forcën e tij kur lëviz topin dhe kalon lojtarët e fortë apo diçka të tillë. Dallimin në fushë e bën një lojtar që di ta bëjë prekjen e parë të topit. Ai është shumë i mirë. Ishte pozitiv në ndeshjen e fundit miqësore kundër Sheffield United, kalonte lojtarët, krijonte raste dhe gjuante bukur. Shënoi edhe gol", ka shtuar Fletcher.

(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.