Sport

Onixi, skuadra që u shërben atyre të Superligës

Klubit të futbollit Drenica i është dashur të priste në radhë për ta zhvilluar një ndeshje miqësore kundër skuadrës së Ligës së Parë, Onix nga Banja e Pejës. Do ta luajë të hënën, pasi në radhë për t'u përballur me Onixin para Drenicës ishte Prishtina, e cila të mërkurën zhvilloi edhe ndeshjen e dytë miqësore me të.

Të parën e luajti në muajin qershor, disa ditë para se të debutonte në garat e Ligës së Evropës. Para garave në Ligën e Kampionëve, miqësore me Onixin luajti edhe kampionia e Kosovës, Trepça '89. Por, Prishtina dhe Trepça '89 nuk janë skuadrat e vetme të Superligës që e kanë shfrytëzuar Onixin për ndeshje miqësore. Madje klubi Onixi në shërbim ia ka lëshuar edhe qendrën përgatitore klubit Prishtina, që të shtunën mbyll përgatitjet në Banjë.

Në klubin nga Banja e Pejës pranojnë se u kanë shërbyer goxha shumë klubeve të Superligës.

(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.