Sport

Guillamon e rinovon kontratën me Valencian

Descriptive Text

Mesfushori Hugo Guillamon ka rinovuar kontratën me Valencian dhe do të jetë pjesë e klubit spanjoll deri në verën e vitit 2026.

Valencia të martën ka zyrtarizuar arritjen e marrëveshjes me 25-vjeçarin, i cili është produkt i akademisë dhe me ekipin e parë ka debutuar në vitin 2020.

Guillamon këtë edicion ka tri asistime në shtatë paraqitje kampionale për Valencian.

Ai gjithashtu ka edhe tri ndeshje të luajtura për Spanjën dhe një gol të shënuar.