Skuadra e Chelseat po i prin garës për shërbimet e sulmuesit të Milanit, Rafael Leao.
“Corriero dello Sport” ka raportuar të martën se Chelsea tashmë ka kontaktuar Milanin dhe i ka ofruar 70 milionë euro për Leaon.
Londinezët po synojnë transferimit e sulmuesit në fund të këtij edicioni, duke pasur parasysh se Leao ende nuk e ka pranuar rinovimin e kontratës me Milanin.
23-vjeçari ka kontratë me ekipin italian deri në vitin 2024, ndërsa është pjesë e Milanit prej vitit 2019 kur iu bashkua nga Lille.
Këtë edicion, Leao ka shënuar katër gola dhe ka bërë shtatë asistime në nëntë paraqitje në të gjitha garat.
Krahas Chelseat, interesim për Leaon kanë shfaqur edhe Manchester City e Real Madridi.
-
4 tetor 2022 17:17
-
Shpërndaje në: