Sport

Edhe Unitedi në garë për Bellinghamin

Descriptive Text

Jude Bellingham shumë shpejt pritet të rikthehet në Angli.

Për mesfushorin anglez të Dortmundit në garë ka hyrë edhe Manchester Unitedi, raportoi “The United Stand” të martën.

Për Bellinghamin interesim të madh kanë shfaqur edhe Liverpooli e Chelsea.

Por, Dortmundi duket i vendosur që ta mbajë lojtarin të paktën deri në fund të sezonit.

19-vjeçari është pjesë e klubit gjerman prej vitit 2020 kur ishte transferuar nga Birminghami për 25 milionë euro.

Ndërkaq aktualisht vlerësohet rreth 90 milionë euro.