Sport

Edhe tifozët “Kuq e Zi” i bashkohen protestës së nesërme për “Ballistin”

Thirrjes së tifogrupit “Illyrian Elite” për protestë para kryeministrisë së Tiranës për Ismail Morinën – Ballistin, i janë bashkuar edhe tifozët “Kuq e Zi”.

Tifozët “Kuq e Zi” në Facebook kanë shkruar “pa dallim feje, krahine e tifogrupi nesër duhet të jemi aty bashkë dhe sa më të shumtë në numër. Te kryeministria në ora 19:00”, transmeton Koha.net.

Një gjykatë në Kroaci ka marrë vendim që Ismail Morina të ekstradohet në Serbi, për shkak të dronit të ngritur në tetor të 2014 gjatë ndeshjes Serbi – Shqipëri në Beograd.

Drejtësia kroate mund ta ekstradojë në Serbi Ballist Morinën

Më poshtë e keni postimin e plotë e tifozëve “Kuq e Zi”, pa ndërhyrje:

Të gjithë u ndjemë krenar mbrëmjen e 14 Tetorit kur mbi qiellin e Beogradit u ngritën heronjtë tanë mbi një dron. Të gjithë iu gëzuam tre pikëve të Beogradit. Këto ndjenja na i dhuroj Ismail Ballist Morina por ai prej asaj dite edhe pse një hero për shqiptarët vetëm është endur burgjeve dhe gjykatave.

Më e fundit është se Kroacia ka pranuar ekstradimin e tij drejt Serbisë. Nesër duhet të bashkohemi në një protest masive përballë kryeministrisë për të kundërshtuar këtë vendim dhe për të nxitur kryeministrin të reagoj për Ballistin. Duhet të tregojmë se jemi bashkë, të tregojmë se jemi shumë, të tregojmë se jemi me Ballistin, të tregojmë se ne do e bëjmë luftën tonë për ta mbrojtur dhe lartësuar Ballistin.

Pa dallim feje, krahine e tifogrupi nesër duhet të jemi aty bashkë dhe sa më të shumtë në numër.
29.07.2017
Te Kryeministria
Ora : 19:00

 

Image