Sport

Saliba në negociata për kontratën e re

Qendërmbrojtësi William Saliba është në negociata me Arsenalin për kontratën e re, ka shkruar “Daily Mail” të hënën.

Mësohet se paraqitjet e mira të francezit këtë edicion, kanë bërë që Arsenali t’i bëjë atij ofertë për kontratën e re, me pagë dukshëm më të mirë. 21-vjeçari para fillimit të këtij sezoni është kthyer tek Arsenali pas huazimit nga Marseille dhe ka kontratë me klubin nga Londra deri në verën e vitit 2024.

Këtë edicion, Saliba në tetë paraqitje ka shënuar dy gola dhe ka bërë një asistim.