Sport

Evertoni nuk do ta rikthejë Dele Allin

Dele Alli nuk pritet të rikthehet tek Evertoni pasi ta përfundojë huazimin te skuadra e Beshiktashit.

“Football Insider” pretendon se anglezi nuk do të mirëpritet te skuadra nga Liverpooli.

Alli është i huazuar te Beshiktashi në Turqi deri në verën e vitit 2023.

26-vjeçari ka shënuar një gol në tri ndeshje për skuadrën turke.

Me Evertonin ka kontratë deri në vitin 2024. Më herët, Alli ka qenë pjesë e Tottenhamit.