Sport

Conte: Chelsea favorit për titull

Trajneri italian i Chelseat, Antonio Conte, vlerëson se Chelsea është favorit për të mbrojtur titullin e Premier Leagues së Anglisë.

Mirëpo, Conte ka paralajmëruar që të mos nënvlerësohet asnjë skuadër.

"Sigurisht jemi favorit, ne kemi fituar Premier Leaguen stinorin e kaluar. Këtë stinor do të jetë vështirë. E dini se çfarë ka ndodhur në Angli. Chelsea fitoi titullin në stinorin 2014/15 dhe Leicester City në atë 2015/16. Kështu që duhet të jemi të kujdesshëm dhe mos të nënvlerësojmë asnjë skuadër", ka thënë Conte, në konferencë për media të premten.