Sport

Drita kalon në epërsi

Drita ka kaluar në epërsi në takimin ndaj Drenicës, në ndeshjen e xhiros së nëntë të Superligës së Kosovës në futboll.

Golin e epërsisë për gjilanasit në stadiumin e qytetit në Gjilan, e shënoi Blend Baftiu në minutën e 5-të.

Baftiu shënoi edhe falë reagimit jo shumë të mirë të portierit të Drenicës, Arlis Shala.