Sport

Mourinho: Ibra do të ketë rolin kryesor sezonin e ardhshëm

Zlatan Ibrahimoviq do të jetë vendimtar në synimin e Manchester Unitedit për të arritur në një nivel tjetër sezonin e ardhshëm, ka thënë Jose Mourinho.

Ylli suedez ende nuk e ka bërë të qartë të ardhmen e tij, por Mourinho konfirmoi se Unitedi është i gatshëm t’ia vazhdojë kontratën Ibrës.

Portugezi e ndjen se Ibra – nëse qëndron – do të ketë rolin kryesor në Unitedin e shumë përmirësuar sezonin e ardhshëm, në atë që premton se do të jetë verë shumë e zënë në afatin kalimtar.

“Ky ekip ende do të rritet”, ka thënë Mourinho. [Pas] afatit të verës ne do ta sjellim ekipin në një nivel tjetër sepse do të kemi lojtarë të rinj”.

“Pra, mendoj se Zlatani do të jetë fundamental në vitin e tij të dytë në këtë ekip dhe mendoj se ai do të qëndrojë. Por, keq ose mirë, unë dua që njerëzit të jenë të gatshëm 100 për qind”.