Sport

Nkunku do t’i bashkohet Chelseat

Sulmuesi Christopher Nkunku mund të jetë përforcimi i parë i Chelseat për sezonin e ardhshëm. Mediumet gjermane kanë raportuar të premten se francezi në fund të këtij edicioni do të largohet nga skuadra e Leipzigut.

Chelsea ka njoftuar ekipin gjerman se do ta paguajë klauzolën e lirimit të Nkunkus për ta transferuar verën tjetër. Nkunku ka një klauzolë lirimi në vlerë prej 60 milionë eurosh dhe është i gatshëm që karrierën ta vazhdojë në Premier League.

Sipas BILD, ai veçse ka kryet testet mjekësore me Blutë. 

24-vjeçari sezonet e fundit është njëri prej lojtarëve më të dalluar në Bundesligë, ndërsa ka kontratë me Leipzigun deri në vitin 2026. Këtë edicion, ai ka gjashtë gola e një asistim në 11 ndeshje.