Sport

Paqarada nuk luan as ndaj Heidenheimit

Descriptive Text

Leart Paqarada vazhdon të jetë i lënduar dhe nuk pritet të luajë me St. Paulin as kundër skuadrës së Heidenheimit të shtunën në Bundesliga 2.

Në fakt, St. Pauli do të jetë pa dy kapitenët.

Jackson Irvine është i suspenduar, ndërsa Paqarada ende nuk e ka lënë prapa lëndimin.

Mungesën e Paqaradës e ka konfirmuar të enjten trajneri i skuadrës, Timo Schultz.

“Paqarada ka nisur të vrapojë dhe shumë shpejtë do të nis stërvitjet edhe me top”, ka thënë Schultz.

Ndërkohë, Schultz pritet të luajë me Betim Fazlijin para mbrojtjes, si mesfushor defensiv.

Fazliji në këtë pozitë ka luajtur vetëm një herë me St. Paulin, ndërsa së fundmi pati paraqitje të mirë me Kosovën, në fitoren 5:1 kundër Qipros në Ligën e Kombeve.