Sport

Reali favorit për Bellingamin

Descriptive Text

Real Madridi po vlerësohet favorit për transferimin e mesfushorit Jude Bellingham në fund të këtij edicioni, përcjell “Kicker” të martën.

Mësohet se Reali ka parakaluar Manchester Unitedin, Chelsean e Liverpoolin, ekipe që gjithashtu janë në garë për 19-vjeçarin.

Thuhet se Reali ka ofruar 100 milionë euro për ta bindur Borussia Dortmundin në lirimin e tij në verën tjetër. Te Dortmundi janë pajtuar me largimin e Bellinghamit, i cili te Real Madridi po shihet si përforcim i duhur për të ardhmen.

Ai ka kontratë me ekipin gjerman deri në vitin 2025, ndërsa iu bashkua nga Birmighami para dy vjetësh.

Bellingham ka tri gola këtë edicion në dhjetë paraqitje për Dortmundin.