Sport

Chelsea me ofertë për holandezin Dumfries

Denzel Dumfries, sport, tottenham, futboll

Skuadra e Chelseat i ka bërë ofertë zyrtare Interit për mbrojtësin e krahut, holandezin Denzel Dumfries.

“Gazzetta dello Sport” ka bërë të ditur të hënën, se Chelsea ka ofruar 50 milionë euro për kartonin e tij. Mësohet se ekipi londinez po synon transferimin e holandezit gjatë afatit kalimtar të janarit. Dumfries po shihet si përforcim i duhur për krahun e mbrojtjes dhe 26-vjeçari është i gatshëm që karrierën ta vazhdojë në Angli.

Ai këtë edicion, ka dy gola e një asistim në nëntë paraqitje në të gjitha garat për Interin. Reprezentuesi i Holandës ka kontratë me ekipin italian deri në vitin 2025.

Ai iu bashkua vitin e shkuar Interit për 16 milionë euro nga PSV Eindhoveni.