Sport

Reali po monitoron situatën e Skriniarit

Descriptive Text

Real Madridi është duke e monitoruar situatën e Milan Skriniarit te skuadra e Interit.

Për 27-vjeçarin sllovak raportohej se mund të largohej nga skuadra “nerazzurre” në verë, me Paris Saint-Germainin që ishte skuadra më e interesuar për shërbimet e tij.

Megjithatë, Interi kërkoi 70 milionë euro dhe Skriniari mbeti në skuadër.

“Mundo Deportivo” ka shkruar të dielën se madrilenët po e konsiderojnë një transferim të mbrojtësit në muajin janar.