Sport

“Minatori” tubon pas shumë kohësh grupet e hasmëruara të tifozëve

Descriptive Text

Katër skuadrat e turneut final të Kupës në basketboll, Prishtina, Peja, Bashkimi e Trepça kanë paralajmëruar garë të fortë në parket, por garë edhe më e rreptë pritet të jetë në tribuna.

Palestra “Minatori” në Mitrovicë, aty ky gjatë fundjavës do të mbahet turneu final i Kupës, do t’i bëjë bashkë pas shumë kohësh katër grupet më të mëdha të tifozëve dhe në të njëjtën kohë do t’i gjejë më shumë se kurrë të hasmëruara mes vete, shkruan sot Koha Ditore.

Pjesëmarrjen në ndeshjet e Kupës tashmë e kanë konfirmuar “Plisat” e Prishtinës, “Shqiponjat” e Pejës, “Arpaxhikët” e Bashkimit dhe tifozëria vendase, “Torcida” e Trepçës.

Ndeshjet gjysmëfinale luhen të premten dhe takohen Bashkimi - Peja (16:30) e Sigal Prishtina - Trepça (19:30), ndërkohë ndeshjet finale, përfshirë edhe atë të femrave ndërmjet Penti Prishtinës dhe Penzës, luhen të dielën. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.