Ikona Roger Federer do të jetë në të njëjtin ekip me rivalin e vjetër, Rafael Nadalin, në meçin e tij të fundit të karrierës në “Laver Cup”. Dyshja do ta përfaqësojë “Ekipin e Evropës”, kundër “Ekipit të Botës” që përbëhet nga Jack Sock dhe Frances Tiafoe.
Ky meç i tenisit zhvillohet në “O2 Arena” të Londrës. Para këtij ballafaqimi, Andy Murray do ta nisë garën individuale kundër Alex de Minaurit.
Federeri, 20 herë fitues i turneve “Grand Slam”, tha javën e kaluar se do të pensionohej në ngjarjen ekipore që nis të premten. 41-vjeçari Federer ka thënë se është gjë e shkëlqyer të luash përkrah spanjollit Nadal 36-vjeçar, i cili ka fituar 22 trofe të mëdhenj.
-
22 shtator 2022 21:13
-
Shpërndaje në: