Sport

Mayweatheri do të përballet sërish me McGregorin

Floyad Mayweather Jr. e ka konfirmuar se është gati një përballje tjetër me Conor McGregorin për vitin 2023 dhe se kjo përballje mund të jetë profesioniste, shkruan “Daily Mail”.

Kanë kaluar afro 5 vjet që nga përballja e parë e Mayweatherit me McGregorin që u zhvillua në Las Vegas, të cilën Mayweatheri e fitoi me nokaut teknik në rundin e dhjetë.

Meçi u zhvillua me rregulla të boksit profesionist, ndërsa superylli amerikan i boksit triumfoi ndaj superyllit të UFC-së, McGregor.

Mayweather ka bërë të ditur se është në finalizim të negociatave për një rimeç me McGregorin, i cili do të zhvillohej në vitin 2023.

McGregor ka diskutuar për planet e tij deri në fund të vitit e po ashtu për rimeçin me McGregorin.

“Unë do të shkojë këtë fundjavë dhe do të argëtohem kundër Mikuru Asakuras. Më pas do të kem një meç tjetër ekzibicional në Dubai në nëntor dhe unë e McGregor do të përballemi sërish në vitin 2023. Nuk e dimë nëse do të jetë ekzibicional apo meç i vërtetë. Por, ka pasur diskutime për të dyja. Do të preferoja ekzibicional”, tha Mayweather.

I pyetur pse do të preferonte ekzibicional, Mayweather tha: “Nuk jam i interesuar për lufta të vërteta në të cilat nuk do të kem ndonjë ndëshkim të vërtetë. Kështu që luftëtarë si Conor McGregor apo luftëtarë që nuk godasin fortë si YouTuberat apo në UFC, nuk e kam problem të përballem me ta, por jo kur do ta vendosja veten në pozitë ku do të dëmtoja veten apo lëndoja veten”.

Meçin e fundit në karrierë profesioniste Mayweather e zhvilloi kundër McGregorit, ndërsa ka bilanc 50-0.

Mayweather kishte fituar afro 280 milionë dollarë.

Ndërkohë raportohet se McGregor mori 130 milionë dollarë.

Që nga atëherë McGregor mori tri humbje në katër meçet e fundit në UFC.