Sport

Todibo në histori, për të keq

Mbrojtësi i Niceit, Jean-Clair Todibo, ka hyrë në histori të elitës së futbollit francez, por për një rekord negativ.

Ai ka marrë kartonin e kuq më të shpejtë në Ligue 1 të Francës.

Ish-qendërmbrojtësi i Barcelonës është ndëshkuar në sekondën e nëntë të ndeshjes ndaj Angersit.

Sulmuesi i Angersit, Abdullah Sima, fitoi duelin e shpejtësisë me 22-vjeçarin, por më pas Todibo e rrëzoi për të mos lejuar që ai të shënonte gol.