Sport

Roma shpërthen në pjesën e dytë, fiton 3:0 ndaj HJK Helsinkit

Roma ka shpërthyer në pjesën e dytë për fitoren bindëse ndaj HJK Helsinkit të Finlandës. Ndeshja e grupit C të Ligës së Evropës përfundoi 3:0 në të mirë të Romës. Paulo Dybala shënoi në minutën e 47-të, ndërsa vetëm dy minuta më vonë realizoi Lorenzo Pellegrini.

Për 3:0 shënoi Andrea Belloti në minutën e 68-të. HJK-ja prej minutës së 15-të luajti me një lojtar më pak në fushë. Miro Tenho u ndëshkua me karton të kuq. Marash Kumbulla i mungoi Romës për shkak të një lëndimi. Ndërkohë Përparim Hetemaj luajti vetëm pjesën e parë për Helsinkin.

Në ndeshjen tjetër të grupit C, Real Betisi fitoi 3:2 ndaj Ludogoretsit. Betisi udhëheq në grup me gjashtë pikë, ndërsa Ludogoretsi dhe Roma i kanë nga tri. Helsinki është ende pa pikë, pas dy ndeshjeve.