Sport

Gripshi i kënaqur me paraqitjen

Mesfushori Nazmi Gripshi pas disfatës nga Slavia e Pragës në Çeki të enjten mbrëma, megjithatë, është ndarë i kënaqur me gjithë grupin.

Por, ai ka thënë se në ndeshjet tjera, të gjithë së bashku, duhet të kenë më shumë kujdes në fazën e mbrojtjes.

“Ne kishim përgatitur ndeshjen në mënyrë të re për shkak të mungesave. Kemi bërë paraqitje të mirë ndaj një kundërshtari shumë të fortë, që pati disa momente të mira. Arritëm të shënonim dy herë, por në futboll edhe pëson gola dhe humb lojën. Sot më vjen keq sepse kemi qenë dy herë në avantazh dhe kemi pësuar gola të lehtë, ndërsa ndaj Clujit pësuam gol në momentet e fundit. Në ndeshjet tjera duhët të jemi më të kujdesshëm në fazën e mbrojtjes në mënyrë ekipore, të shënojmë e të mos pësojmë”, është shprehur Gripshi.