Sport

Skënderbeu pëson ndaj Mlada Boleslavit

Descriptive Text

Skënderbeu ka pësuar në udhëtim te klubi çek Mlada Boleslav në rrethin e tretë të Ligës së Evropës.

Vendasit arritën të kalojnë në epërsi kur po zhvillohej minuta e 42 përmes Chramostas, raporton Koha.net.

Skënderbeu arriti të barazojë shifrat përmes Liridon Latifit në minutën e 86 pas asistimit nga Shkodra.

Por, vetëm një minutë më vonë çekët rikthyen epërsinë përmes Janosit, i cili shënoi një gol të bukur nga afërsia.

Ndeshja e kthimit zhvillohet pas një jave në Shqipëri.