Sport

Thaqi thotë se pjesa e parë ishte vendimtare në disfatë

Trajneri i Malishevës, Arsim Thaqi, ka thënë se goli i hershëm i Prishtinës i prishi planet skuadrës së Malishevës, që e pati vështirë të kthehet në lojë.

Prishtina mposhti të mërkurën Malishevën me rezultatin 4:1.

“Mendoj se fillimi i pjesës së parë ishte i keq për neve. Goli i hershëm që morëm bëri që të kemi shumë punë. U desh të bënim presion të lartë dhe lamë hapësira. Ato i shfrytëzoi Prishtina. Prishtina ka edhe lojtarë cilësor, e ka një prej lojtarëve më të mirë, Endrit Krasniqin, që shfrytëzoi hapësirat. Prishtina me këtë cilësi nuk të fal. U munduam t’i rikuperonim gjërat. Ky është futbolli dhe duhet të vazhdojmë tutje”, ka thënë Thaqi pas ndeshjes.