Sport

Interi pas Grimaldos

Pas Juventusit, edhe Interi ka shprehur interesim për Alejandro Grimaldon. “Calciomercato” ka raportuar të hënën se Interi është në kërkim të një mbrojtësi të krahut të majtë, dhe po synon transferimin e spanjollit në afatin kalimtar të janarit.

Për kartonin e tij, Interi po përgatit një ofertë në vlerë prej 15 milionë eurosh, duke pasur parasysh se Grimaldo ka kontratë me Benfican deri në fund të këtij sezoni.

26-vjeçari ka kërkuar largimin nga Benfica, pasi ka refuzuar rinovimin e kontratës dhe Interi po shpreson ta mposhtë konkurrencën e Juventusit për shërbimet e tij. Grimaldo prej vitit 2016 është pjesë e Benficas, ndërsa këtë edicion ka një gol e tri asistime në të gjitha garat.