Skuadra e Liverpoolit po synon ta forcojë mesfushën gjatë miniafatit kalimtar të janarit. “Daily Mail” të hënën ka njoftuar se Liverpooli do të tentojë transferimin e mesfushorit të Aston Villas, Douglas Luiz.
Braziliani pëlqehet shumë nga trajneri Juergen Klopp, i cili e sheh si përforcim të duhur për mesfushën. Luizi u pati kërkuar nga Liverpooli e Arsenali para fillimit të këtij edicioni, por drejtuesit e Aston Villas refuzuan të gjitha ofertat për të.
24-vjeçari këtë sezon ka shënuar dy gola në gjashtë paraqitje në të gjitha garat, ndërsa me Villan ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm.
-
12 shtator 2022 12:28
-
Shpërndaje në: